E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama, takim urgjent me guvernatoret e SHBA-ve per krizen

Secili prej tyre paraqet kerkesen per fonde nga shteti

Uashington, 23 shkurt, 09:05, NOA - Guvernatorët e gjithë shteteve të Amerikës janë mbledhur sot në Uashington për të zhvilluar një takim urgjent me presidentin Barak Obama mbi çështjen e ekonomisë së rënduar amerikane.
Nga dita në ditë, ata janë ballafaquar me pakësimin e të ardhurave nga taksat, rritjen e nivelit të papunësisë dhe defiçite të larta buxhetore. Për shumë, ndihmat ndaj shteteve të përfshira në planin e Presidentit për stimulimin e ekon

Pritet që të gjitha këto shqetësime të cilat ata i ndeshin gjatë punës së përditshme në Shtetet e Bashkuara, t’ia bëjnë me dijeni sot në takim presidentit të tyre.

Ata do të kërkojnë ndihma nga shteti, duke i cilësuar ato si mëse të nevojshme për t”i ndihmuar të kapërcejnë krizën ekonomike aktuale.  

Bëhet e ditur se në këtë takim secili prej tyre, qoftë guvernator demokrat apo republikan, do t’i paraqesë presidentit kërkesat për ndihmë financiare emergjente që paraqet shteti i tij.

Që të gjithë në njëfarë mënyre, do të kërkojnë të përfitojnë sa më shumë nga fondi total i ndihmës prej 787 miliardë dollarësh, i cili u miratua para pak ditësh nga Senati Amerikan, me propozimin e presidentit Obama.

Gjatë fjalimit të tij të javës, president Obama tha se megjithë vlerën e lartë të planit për stimulimin e ekonomisë, ai synon të pakësojë defiçitin e buxhetit federal. Njoftimet flasin për një synim për të ulur këtë deficit përgjysëm në katër vitet e ardhshme.
“Kjo punë do të fillojë sot, kur unë të mbaj një takim me ekspertë të pavarur të financave dhe sindikatave, me grupe të mbështetëseve dhe anëtarë të Kongresit, ku do të bisedojmë se si të ulim deficitin prej 1 trilion dollarësh të cilin ne e kemi trashëguar.”

Presidenti Obama do të takojë guvernatorët sot, menjëherë pasi ai të ketë mbajtur takimin me ekspertët specialë rreth defiëitit.

Ndërkaq, guvernatorët ishin ftuar mbrëmë në një darkë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë. Kjo ngjarje ishte e para në presidencën e Obamës.

NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›