E Shtunë, 31 Tetor 2026

Epidemi, 8 doktorë kanë përdorur të njëjtën shiringë

Nju Delhi - Në perëndim të Indisë në provincën Guxharad si pasojë e epidemisë Hepatit B kanë vdekur 36 njerëz. 8 doktorët që kanë përdorur të njëjtën shiringë janë arrestuar.

Autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë të Indisë kanë bërë të ditur se në zonën Modasa këto dy javët e fundit janë prekur nga sëmundja të paktën edhe 100 vetë. Autoritetet janë shprehur se pas përhapjes së epidemisë në rajon kanë filluar të bëhen vaksinime në masë. Kurse doktorët të cilët kanë përdorur të njëjtën shiringë gjilpëre janë akuzuar me neglizhencë dhe me përdorim të papërshtatshëm të mbeturinave mjekësore.

Pritet që doktorët të dënohen me 2 vjet heqje lirie e deri në burgim të përjetshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›