E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipti i rrezikshëm për gazetaret femra

Grupi mbikqyrës për media “Rerporterët pa kufij” thotë se Egjipti është bërë vend i pasigurt për gazetaret femra.

Ky grup vuri në pah se dy gazetare femra ishin sulmuar seksualisht kohët e fundit, duke përfshirë një kolumniste të shquar egjiptiane të lindur në Shtetet e Bashkuara, Mona Eltahavi.

“Reporterët pa kufij” kanë thënë se "nuk ka zgjidhje tjetër", përveq ndalimit të dërgimit të gazetareve femra në Egjipt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›