Egjipt, priten protesta të reja

Një protestë masive pritet të mbahet sot në kryeqytetin e Egjiptit për të kërkuar fundin e menjëhershëm të sundimit të ushtrisë.
Kjo lëvizje vjen, pavarësisht raporteve të mediave lokale se këshilli ushtarak i Egjiptit i ka kërkuar ish-kryeministrit, Kamal Ganzuri, të formojë një qeveri të re.
Nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar, por raportet thonë se Ganzuri ka rënë dakord për të udhëhequr një qeveri të shpëtimit kombëtar.