Egjipti, kampion i Afrikës

Egjipti e ka mposhtur të dielën në finale Ganën me rezultat 1:0, duke e fituar për herë të tretë rresht Kupën e Afrikës, të shtatën në histori. “Faraonët” kanë arritur në avantazh pikërisht kur kundërshtari po kalonte momentet më të mira në ndeshje.
Në minutën e 85-të, sulmuesi Mohamed “Gedo” Nagy, i cili kishte hyrë në lojë 10 minuta më parë duke e zëvendësuar Motaeb, e ka mposhtur portierin kundërshtar me një diagonale të saktë.
Gedo, i cili kryesisht në këtë kompeticion u paraqit nga bankina, është shpallur golashënues i Kupës së 27-të të Afrikës: ai shënoi 5 gola në 160 minuta të luajtur, asnjëherë titullar.
Egjipti është bërë ekipi i parë në histori të futbollit afrikan që e ka rrëmbyer këtë trofe tri herë radhazi. Gedo kishte debutuar në Kombëtaren egjiptiane me 29 dhjetor të vitit që shkoi, si 24 vjeç. Ndërsa, lajmin për një ftesë në Kupën e Afrikës e kishte kuptuar përmes internetit.
Egjipti e ka ngritur numrin e ndeshje pa humbje në manifestimet kontinentale në 20, që është një tjetër rekord për këtë ekip. Kupën e ka ngritur lart kapiteni 34 vjeç, Ahmed Hassan, të katërtin personal (rekord i ri).
Ndërsa, pozita e tretë i ka takuar Nigerisë, e cila të shtunën e kishte mposhtur Algjerinë, po ashtu me rezultat minimal 1:0, me golin e Obinnas (55’).