Perroncel shtatzënë, Terry pagoi abortimin

Kapiteni i Chelseas dhe Kombëtares angleze, John Terry e kishte lënë shtatzënë ish-të dashurën e bashkëlojtarit të tij, Wayne Bridge, modelen franceze, Vanessa Perroncel dhe pagoi 20 mijë funta pasi ajo kishte abortuar në një klinikë private në Londër.
Kjo është bërë e ditur të dielën nga revista angleze, News of the World. Mbrojtësi anglez, i cili është i martuar nga viti 2007 dhe ka dy fëmijë me gruan e tij, Toni, thuhet se kishte organizuar abortimin e modeles franceze, nëna e djalit trevjeçar të Bridge, vetëm disa javë pas fillimit të lidhjes së tyre të fshehtë.
Sipas disa burimeve të afërme me Terryn, ai nuk kishte vënë presion ndaj Vanessas dhe vendimi për abortim ishte i përbashkët. “E vërteta është se ai ka tradhtuar shokun e tij më të mirë dhe gruan e tij, derisa është paraqitur si njeri familjar. Por, ai është një mashtrues i keq”, citohet të ketë thënë një burim i afërt me mbrojtësin anglez.