Hetim me ndihmen e SHBA

Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama perseriti disa here faktin se nga Prokuroria kishte vendosmeri per te realizuar nje hetim sic tha ajo objektiv te paanshem dhe profesional per gjithshka ndodhi ne 21 janar ne kryeqytet. Per ta bere procesin me te besueshem Rama tha se i ka kerkuar SHBA-ve ndihme teknike per ekspertize me te kualifikuar.
Te gjithe biem dakord qe asistenca qe ofrohet nga SHBA eshte me e larte se ajo qe ofrojne ekspertet tane dhe te gjithe biem dakord qe keto ceshtje te rendesishme duan asistence teknike ne kete nivel per shkak te kompleksitetit per shkak te impaktit qe ka ne publik.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pas trazirave ne Tirane 21 janar
Kryediplomati amerikan ne Shqiperi shprehu tronditjen dhe trishtimin per ate qe ndodhi te premten e kaluar. Ai shfaqi hapur mbeshtetje per hetimet qe po ben prokuroria dhe se besonte qe vendi i tij do te miratonte ekspertizen e kerkuar nga pala shqiptare.
Ambasadori Arvizu gjeti rastin qe te apeloje per qetesi dhe permbajtje nga faktori politik. Ai ishte i drejteperdrejte ne kerkesen qe drejtoi per dy lideret kryesore te mazhorances dhe opozites. Shpresoj qe dy udheheqesit politike kryeministri dhe shefi i opozites te marrin ne konsiderate shtyrjen ose anullimin e tubimeve qe jane paralajmeruar njeri per te premten dhe tjetri per te shtunen. Sa i takon urdher-ndalimeve qe ka leshuar prokuroria per 6 efektiva te gardes se republikes qe dyshohen per vrasjen e 3 demonstruesve dhe plagosjen e disa te tjereve Ina Rama i quajti ato ne favor te hetimit te te plote te ngjarjeve. Por nga dita e shtune paradite policia e shtetit vijon te kundershtoje zbatimin e urdher ndalimeve duke i kosnideruar ato si te paligjshme.
Autor Arben Muka
Redaktoi Aida Cama