E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipti ne protesta ekonomike

Protestat politike në Kajro shndërrohen në ekonomike, ndërsa të shumtë kanë qenë njerëzit që kanë qëndruar sërish në sheshin Tahror, këtë radhë për të kërkuar rroga më të mira. Policia ushtarake dhe ushtarët  kanë larguar edhe aktivistët e fundit prodemokracisë. Ushtria në Egjipt ka bërë thirrje për unitet kombëtar, duke u kërkuar punëtorëve të ndërpresin grevat dhe të luajnë rolin që u takon në rimëkëmbjen e eknomisë së vendit.

Pas kësaj, qindra policë kanë marshuar në shesh, për të treguar solidaritetin e tyre me revolucionin. Ndërkohë, bankat, transporti dhe punonjësit e turizmit, të gjithë kanë protestuar në Kajro në ditët e para post Mubarak.

Guidat turistike të disa kombësive u mblodhën tek Piramidat në Giza për një marshim paqësor me apelin e kthimit të turistëve në Egjipt. Në nisje të revolucionit, më shumë se një milionë turistë u larguan nga vendi, e më tej asnjë turist nuk e kaloi kufirin për në egjipt. Por, ekonomia e këtij vendi është mjaft e varur nga të ardhurat e turizmit, sherbimet në këtë sector përbëjnë 50 për qind të prodhimit të brendshëm.

Nga ana e saj, edhe Liga arabe mbajti një takim në zyrat qendrore në Kajro për të debatuar revoltat në Tunisi dhe Egjipt. Numri dy i saj,  ka theksuar se bota arabe tashmë përballet me një realitet të ri në të cilin aspiratat e të rinjve duhet të përmbushen. Përfaqësuesit e përhershëm të Ligës, u takuan pikërisht në zyrat që ndodhen në sheshin Tahrir, simbolin e protestave egjiptiane.

Takimi drejtohej nga kreu i Ligës, Amr Moussa,  një ish- ministër i jashtëm egjitpian, që është duke u përfolur si një kandidat i mundshëm për presidenti në epokën post Mubarak.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›