A/H1N1 216 raste ne dy muaj ne Kosove

216 raste të prekura nga virusi AH1N1 janë regjistruar në dy muajt e fundit në Kosovë. Drejtori i Klinikës Infektive Shemsedin Dreshaj thotë se dy persona kanë vdekur si pasojë e këtij gripi ndërsa aktualisht në spitalin e Prishtinës në gjendje të rëndë ndodhen edhe tre persona të tjerë.
“Deri më sot janë të konfirmuara 159 raste të infektuar më virusin e gripit të derrit, prej të cilëve dy kanë pasur ecuri fatale. Po ashtu janë të konfirmuar edhe 57 raste me gripin e rëndomtë, prej të cilëve një ka pasur ecuri fatale” tha Dreshaj.
Dreshaj tha se klinika infektive ka hapësira, staf dhe terapi të mjaftueshme për të trajtuar raste e dyshuara dhe infektuara me virusin AH1N1.
“Aktualisht në klinikën infektive janë të spitalizuar, 49 raste me shenjat e infeksionit të influencës. Prej këtyre rasteve janë në trajtim në klinikën infektive, 9 janë të konfirmuar si influencë H1N1 dhe 4 janë të influencë sezonale apo grip I rëndomtë. Prej pacientëve në klinikë 3 janë në gjendje të rënd me ndërlikime në mushkëri” tha Dreshaj.
Megjithë numrin e lartë të të infektuarave Dreshaj tha nuk ka nevojë për panik, pasi sipas tij edhe në vendet e zhvilluara ka raste të vdekjeve nga ky virus.