Iraku, drejtuesi i Samitit të Lidhjes Arabe
Iraku do të jete pritesi i Samitit të Lidhjes Arabe, për herë të parë në dy dekada. Keshtu ka njoftuar Ministria e Jashtme në Bagdad.
Samiti do të nisë punimet në 29 mars, ndonëse një axhendë më e detajuar ende nuk është bërë publike.
Takimi është parë si vendimtare për riintegrimin e Irakut në botën arabe. Ai vjen në një kohë kritike për rajonin, pas protestave popullore që kanë çuar në largimin e presidentëve të Tunizisë dhe Egjiptit.