Asad formon qeverine e re
Presidenti sirian Bashar al-Assad ka formuar një qeveri të re, dy muaj pas zgjedhjeve të debatuara parlamentare të cilat u bojkotuan nga opozita. Ministri i jashtëm Walid al Muallem do të mbetet në postin e tij, sikundër dhe ministri i mbrojtjes dhe ai i brendshëm. Sipas televizionit shtetëror janë krijuar gjithashtu disa ministri të reja. Lajmi vjen ndërsa tensionet kanë arritur majat me shtetin fqinj Turqinë, pas rrëzimit të një avioni i cili sipas burimeve sirinae po fluturonte në kuota mjaft të ulta në hapësirën ajrore siriane. E ndërsa Presidenti turk thotë se rrëzimi i avionit nuk do të injorohet, analistët thonë se me ushtrinë e dytë më të madhe në NATO, Turqia do të jetë një armik i frikshëm për një ushtri siriane që tashmë është duke luftuar për të ndalur revoltën 16-mujore. Po ashtu ministry I jashtem turk Ahmet Davutoglu tha se avioni turk i rrëzuar të shtunën u qëllua jashtë hapësirës territoriale të Sirisë. Megjithatë, Davutoglu pranoi se gjuajtësi “F-16”, i cili udhëtonte i paarmatosur, hyri shkurtimisht në Siri gjatë rrugëtimit të tij, pas nisjes nga një bazë në jugun e Turqisë. Pavarësisht deklaratës, Damasku vazhdon të mbetet tek qëndrimi zyrtar, se “avioni u rrëzua në përputhje me ligjet ndërkombëtare, brenda hapësirës territoriale të Sirisë, e cila u shkel pa asnjë autorizim”. Forcat turke dhe siriane po kryejnë një operacion të përbashkët kërkimi për dy anëtarët e zhdukur të ekuipazhi. E shtuna ka qene nje tjeter dite e pergjakshme per sirine me shume se 70 persona, ushtarë dhe civilë kanë humbur jetën nga luftimet. Agjencia shtetërore e lajmve, Sana publikoi lajmin se 43 ushtarë dhe 3 anëtarë të forcave të sigurisë u vranë nga luftimet në periferi të Damaskut, Homs, Aleppo, Idlib dhe Daraa që të gjitha këto zona të njohura sit ë nxehta, ku konflikti zgjat prej më shumë se 1 viti.
Damasku mbështetet te Irani dhe Rusia, aleatët e vetëm. Moska ka një personel ushtarak në Siri, një stacion përgjimi në veri të vendit, jo shumë larg nga kufiri me Turqinë. Një bazë për të vëzhguar aktivitetin e kryengritësve dhe mbështetësit e tyre. Larg brigjeve siriane janë dy luftëanije, të cilave mund t’i bashkohen edhe tre anije të tjera.
Damasku mbështetet te Irani dhe Rusia, aleatët e vetëm. Moska ka një personel ushtarak në Siri, një stacion përgjimi në veri të vendit, jo shumë larg nga kufiri me Turqinë. Një bazë për të vëzhguar aktivitetin e kryengritësve dhe mbështetësit e tyre. Larg brigjeve siriane janë dy luftëanije, të cilave mund t’i bashkohen edhe tre anije të tjera.