Egjipti voton per Presidentin
Egjiptianet votojnë sot dhe nesër për Presidentin e ri të vendit, të parat zgjedhje të lira, 15 muaj pas largimit nga pushtetit të Hosni Mubarak.
50 milionë njerëz kanë të drjetën e votës dhe radhët janë formuar që në orët e para të mëngjesit nëpër qendrat e votimit.
Këshilli Ushtarak i cili mori pushtetin në shkurt te 2011 ka premtuar proces të drejtë zgjedhor. Zgjedhjet vënë përballë islamistët kundër laikëve dhe revolucionarët kundër ish-ministrave të Mubarak.
Në garë për president janë 13 kandidatë edhe pse një nga kandidatët është tërhequr. Megjithatë me favoritët janë: Ahmed Shafiq, ish-komandant i forcave ajrore dhe Kryeminsitër për një kohë të shkurtër në shkurt të 2011, Amr Moussa që ka shërbyer si ministër i Jashtëm dhe kryetar i Ligës Arabe, Mohamed Mursi, që udhëheq Partinë e Vëllezërvemyslimane dhe Partinë e Drejtësisë si dhe Abdoul Fotouh një kandidat i pavarur islamik.
Disa nga kandidatët në garë kanë shërbyer si zyrtarë gjatë kohës së Mubarakut që ishte në pushtet për gati 30 vjet. Ndërsa, të tjerët kandidat janë përfaqësues të partive politike dhe të mbështetur nga grupe islamike.
Rezultatet zyrtare nuk priten deri më 29 maj.