Akciza ne Kuvend debate pozite- opozite
Ashtu sikurse pritej, ndryshimet në ligjin për akcizat sollën debate në seancën plenare të datës 24 maj. Ndryshimet u kundërshtuan nga deputetët e opozitës, të cilët pretenduan se pas kësaj do të ketë peshë financiare për bizneset. Pika me e debatuar ishte përfshirja e pagesës së një garancie nga bizneset para kalimit të produktit me akcizë në doganë.
Minsitri i Financave, Ridvan Bode deklaroi se nuk do të ketë rritje të kësaj takse, por vetëm një garanci pagimi për mallra, të cilat kanë një peshë të konsiderueshme në treg.
Gjatë diskutimeve deputetët e opozitës deklaruan se ndryshimet do të rrisin taksën. Një çështje e tillë ka mjaftuar për të rikthyer për të disatën herë në seancë debatin për taksën e sheshtë dhe atë progressive.
Sipas ndryshimeve që i bëhen ligjit për akcizat, kjo taksë do të administrohet dhe do të vilet vetëm nga administrata doganore. Po ashtu vendoset detyrimi për pagesën e një garancie nga ana e prodhuesve apo importuesve të mëdhenj, me qëllim shmangien e evazionit më ketë taksë të konsiderueshme.
Në fund të diskutimeve Kuvendi miratoi një ligj të tillë, ku 68 vota ishin pro tij. Ndërsa opozita dhe pse e pranishme në sallë nuk mori pjesë në procesin e votimit.