Rektori Varoshi viziton te plagosurat ne Spitalin Ushtarak
Ekspeditat janë pjesë e planit mësimor. Rektori i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan pas vizitës së vajzave të plagosura në aksidentin e Himarës që po marrin ndihmën mjeksore nëe Spitalin Ushtarak ka sqaruar se studentët e Gjuhë-Letërsisë atë që kanë mësuar në teori duhet ta shohin dhe në praktikë pasi kjo do të jetë pjesë e vlerësimit të tyre.
Prindërit e disa prej studenteve që humbën jetën në aksident janë shprehur se nuk kishin dashur t’i lejonin vajzat të shkonin në ekspeditë, por ato ishin të detyruara nga pedagogët.