Rusia teston nje rakete nderkontinentale
Ministria ruse e mbrojtjes ka bërë me dije se një raketë e re ndërkontinentale u testua me sukses ditën e mërkurë. Zhvillimi i armës së re ka qenë aq sekret, sa që asaj ende nuk i është vendosur një emër. Raketa është projektuar për të qenë në gjendje që të depërtojë në sistemin e mbrojtjes të NATO-s në Europë. Lëshimi provë u realizua vetëm disa ditë pasi Aleanca e Atlantikut Verior, deklaroi se ka arritur “një nivel të brendshëm operacional të sistemit antiraketë”. Raketa, e cila u lëshua e papajisur me eksplozivë, goditi me sukses një objektiv të ndodhur 6 mijë kilometra larg, në skajin lindor të Federatës Ruse. Aktualisht, NATO është duke zhvilluar një sistem anti-raketë, të shpërndarë në disa baza në Europë. Sistemi do të jetë në gjendje t’i ofrojë një mbrojtje efektive kontinentit nga kërcënimet raketore, pasi është në gjendje të shpërthejë në ajër raketat armike. Moska ka protestuar ashpër ndaj këtij projekti dhe ka premtuar për marrjen e masave nga ana e saj, duke i parë bazat mbrojtëse si kërcënim për vetë Rusinë, ndonëse NATO ka deklaruar më parë se qëllimi i vetëm i sistemit është të sigurojë Europën nga kërcënimi iranian dhe kërcënimet e tjera terroriste.
Megjithatë, Rusia thotë se mburoja shqetëson ekuilibrin ushtarak dhe ka kërcënuar se do të kthehet raketa saj në faqet e vitale të NATO-s.
Megjithatë, Rusia thotë se mburoja shqetëson ekuilibrin ushtarak dhe ka kërcënuar se do të kthehet raketa saj në faqet e vitale të NATO-s.