E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demokratët propozojnë Tadiçin për Kryeministër

Boris Tadiç mund të jetë Kryeministri i ardhshëm i Serbisë. Zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike serbe u takuan të hënën në mbrëmje në zyrat qendrore të partisë, një ditë pas humbjes së Tadiçit në zgjedhjet presidenciale. Sipas mediave serbe, takimi ishte emërtuar analizim i rezultatit zgjedhor. Anëtarët e kryesisë së partisë së Tadiç, sipas burimeve për agjencinë serbe të lajmeve B92, kanë kërkuar që Tadiçi të jetë Kryeministër i qeverisë së re që do të formohet së shpejti. Deklarata u kamuflua nga mediat edhe nga komentet e Tadiçit pas humbjes së të dielës, ku pasi uroi Tomisllav Nikoliçin për postin e Presidentit, ai tha se Nikoliç është e sigurt se nuk do të jetë Kryeministër. Jo zyrtarisht thuhet se Tadiç e ka refuzuar ofertën, dhe pas tij emri tjetër i paraqitur nga demokratët serbë ishte Dragan Gjilas i cili u rizgjodh kryebashkiaku i Beogradit në zgjedhjet e 6 majit, ku edhe kishte shprehur qartë se nuk kishte dëshirë të bëhej Kryeministër. Kërkimi për emrin e Kryeministrit brenda demokratëve mund të rrezikojë koalicionin me socialistët e Ivica Daçiç, i cili e ka bërë publike dëshirën për të qenë Kryeministri i ardhshëm i vendit dhe e ka vënë këtë si gjysmë-kusht për koalicionin me demokratët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›