Egjipti voton për president

Qendrat e votimit janë hapur në terë Egjiptin, për të votuar për zgjedhjen e presidentit të këtij vendi.
Kjo është hera e parë që egjiptianët do të votojnë për një president, që kur ish-lideri Hosni Mubarak u largua nga pushteti në fillim të vitit 2011.
Në garë për president janë 13 kandidatë, edhe pse një nga kandidatët është tërhequr.
Disa nga kandidatët në garë kanë shërbyer si zyrtarë gjatë kohës së Mubarakut, që ishte në pushtet për gati 30 vjet. Ndërsa të tjerët kandidatë janë përfaqësues të partive politike dhe të mbështetur nga grupe islamike.
Më shumë se 50 milionë njerëz kanë të drejtë vote të mërkurën dhe të enjten.
Rezultatet zyrtare nuk priten deri më 29 maj.