E Diel, 1 Nëntor 2026

Një prift amerikan kërkon izolimin deri në vdekje të homoseksualëve

Një prift amerikan ka provokuar reagimin e shumë përdoruesve të internetit, pasi ka hedhur propozimin për të “mbyllur homoseksualët brenda një gardhi elektrik, ku të mbeten deri sa të vdesin”.

Prifti baptist, Charles Worley e ka bërë deklaratën ofenduese për komunitetin homoseksual më 13 maj, në kishën e Maidenit, në një qytet të vogël të Karolinës së Veriut, shteti që këtë muaj e ndaloi me ligj martesën e njerëzve të të njejtës gjini, pas një referendumi.

Duke folur para besimtarëve, Worley kishte thënë: “Të ndërtojmë një gardh të madh dhe të fusim brenda tij të gjitha lesbiket. Ushqimin t’ua hedhim nga lart. Të njëjtën gjë të bëjmë edhe me meshkujt homoseksual, por të sigurohemi që gardhi të jetë elektrik, në mënyrë që të mos munden të dalin. Pas pak vitesh do të vdesin, se nuk kanë mundësi të riprodhohen”.

Predikimi i priftit është regjistruar dhe videoja e postuar në Youtube ka shkaktuar një dallgë të madhe reagimesh. Një shoqatë që lufton kundër diskriminimit të homoseksualëve ka paralajmëruar përmes rrjeteve sociale një manifestim, që do të zhvillohet të para kishës në fjalë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›