E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bramerc:Gjykimi kundër Mlladiçit rinis brenda pak javësh

Kryeprokurori i Gjykatës të Hagës për krime lufte në ish Jugosllavi, Serzh Bramerc ka thënë se gabimet në paraqitjen e provave nga prokuroria, nuk mund ta shtyjnë procesin gjyqësor kundër të dyshuarit për krime lufte Ratko Mlladiç, për gjashtë muaj, ashtu siç ka kërkuar mbrojtja e tij.

Bramerc i bëri keto komente gjatë një vizite në Serbi, dhe ka shprehur besimin se procesi gjyqësor ndaj Mlladiçit të fillojë brenda disa javësh.

Mlladiç akuzohet për genocid dhe krime kundër njerëzimit, gjatë luftës në vitet 1992-1995 në Bosnjë, përfshirë këtu rrethimin e kryeqytetit të Sarajevës dhe ekzekutimin e mijëra djemve dhe burrave myslimanë në Srebrenicë.

Mlladiç mund të përballet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor. Lufta në Bosnjë ka lënë rreth 100,000 të vdekur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›