E Shtunë, 31 Tetor 2026

Madeleine Albright do të nderohet me Medaljen e Paqes

Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, do të jetë në mesin e 12 personave të shpërblyer me Medaljen e Paqes, të cilën atyre do t'ua dorëzojë presidenti amerikan, Barack Obama, në Shtëpinë e Bardhë më 29 maj.

Shtëpia e Bardhë ka publikuar tashmë edhe listën e të shpërblyerve, në mesin e të cilëve janë dhe ish-senatori dhe astronauti, John Glen, ish-gjykatësi i Gjykatës Supreme, John Stevens, si dhe dy nga figurat kryesore në Departamentin e Drejtësisë gjatë epokës së të drejtave të njeriut, John Doar dhe Williem Foug.

Medalja Presidenciale për Paqe është dekorata më e lartë amerikane e nderimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›