Obama para Romneyt

Sipas hulumtimit më të ri, të bërë nga NBC, Obamën po të mbaheshin zgjedhjet sot, do ta votonin 47 për qind e të anketuarve, ndërsa Romneyn 43 për qind.
Edhe përkundër faktit se Obama kryeson ende, epërsia e tij është shkrirë në krahasim me anketën e bërë në prill, në të cilën Obama u mbështet nga 49 për qind e të anketuarve, ndërsa Romney nga 43 për qind.
Obama kryeson bindshëm ndaj Romneyt në mesin e votuesve me ngjyrë, e gjithashtu mbështetet më tepër edhe nga votuesit prej moshës 18 deri 35 vjeç.
Gjithashtu, ai ka një epërsi të dukshme edhe në mesin e femrave dhe në mesin e votuesve, të cilët thonë se nuk janë pjesëtarë të asnjë partie.
Në anën tjetër, Romney kryeson në mesin e votuesve të bardhë, si dhe në mesin e votuesve me ardhura më të mëdha.