FP: Revolucionarët arab, në listën e 100 njerëzve më me ndikim

Vendi i parë i takon shkrimtarit egjiptian, Alaa el Asvani, romani i ndaluar i të cilit prej vitit 2006 e përshkruan mposhtjen e shoqërisë egjiptiane nën udhëheqjen e Hosni Mubarakut. Avsani ishte një nga udhëheqësit e revolucionit egjiptian.
Në vendin e dytë rreshtohet sërish një egjiptian, ish-drejtor i Agjencisë ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Mohamed el Baradei, i cili është një nga kandidatët më serioz për president të ardhshëm të Egjiptit.
Vijon Vael Gonim, autori i faqes së rrjetit social "Facebook", e cila jepte informata për revolucionin dhe një nga udhëheqësit e protestave në sheshin Tahrir, në Kajro.
Ndër dhjetë të parët gjenden edhe karikaturisti sirian Ali Frezat, avokatja siriane Razan Zajtuneh, si dhe Rashid Ganushi, themelues i partisë islamike tuniziane Enahda, e cila fitoi në zgjedhjet para demokratike në Tunizi pas rënie të regjimit.