E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cain kundërshton akuzat për lidhje jashtëmartesore

Njëri nga kandidatët e Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Herman Cain, i ka hedhur poshtë akuzat se ka pasur lidhje 13 vjeçare jashtëmartesore me një femër nga shteti jugor, Gjeorgjia.

Cain, ish-shef ekzekutiv i një zinxhiri të restoranteve, tha se ajo grua ishte “mike”, por i ka kundërshtuar pretendimet se ka pasur lidhje më të afërta me atë.

Më tutje, ai ka theksuar se do ta vazhdoj garën për nominim presidencial republikan, përderisa bashkëshortja e tij vazhdon ta mbështesë.

Ginger White tha se Herman Cain i kishte blerë asaj biletë udhëtimi me aeroplan, në mënyrë që ata të mund ta vazhdonin lidhjen dhe u ka dhënë gazetarëve numrin e telefonit mobil të Cainit.

Cain, që më herët i kishte kundërshtuar akuzat për keqtrajtim seksual të një femre tjetër, për një kohë të shkurtër ishte në krye të hulumtimeve të opinionit në mesin e votuesve republikanë, por aktualisht popullariteti i tij në hulumtimet e opinionit ka shënuar rënie.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›