E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjiptianet alarmohen nga dekreti i Presidentit

Presidenti egjiptian Muhamed Moursi ka alarmuar egjiptianet  te cilet kane dale ne nje proteste masive te thirrur nga opozita kundër dekretit të presidentit që i jep këtij të fundit kompetenca të zgjeruara e të pakundërshtueshme. Sipas opozitës, me këtë dekret, Morsi u vetëshpall “faraon” dhe goditi rëndë ligjet dhe kushtetutën e vendit. 

Dekreti i lëshuar së fundmi citon se vendimet e presidentit nuk mund të rrëzohen nga asnjë autoritet tjetër, përfshirë këtu edhe Gjykatën Supreme apo të tjera organe të lartë të drejtësisë që mbrojnë Kushtetutën e vendit.

Pak muaj më parë, një vendim i dekretit të presidentit Morsi që shkarkonte Prokurorin e Përgjithshëm të vendit u cilësua si një lëvizje antikushtetuese nga Gjykata Supreme në Egjipt, por me dekretin e ri, jo vetëm që asnjë institucion tjetër nuk do të mund të hedhë poshtë vendimet e presidentit, por ato bëhen edhe të padiskutueshme. 
E megjithatë, shume vete jane alarmuar nga shtirja e kompetencave te tij dhe sidomos pjesën qe i përcakton vendimet e presidentit si përfundimtare dhe te pakontestueshme. Me këtë lëvizje, thonë kritiket, Mursi do te behet edhe me i fuqishëm sesa lideri autokrat qe egjiptianet rrezuan me protesta popullore vitin e kaluar.

Mohammed Mursi u betua  si president pestë e Egjiptit ne muajin qershor te vitit 2012. 
Edhe pse ai ka qenë haptazi kritik i Izraelit, Z. Mursi u vlerësua nga udhëheqësit perëndimorë për rolin e tij në sigurimin e një armëpushimi midis Hamasit, e cila drejton Gazën, Izraeli dhe me të cilin Egjipti nënshkruar një traktat paqeje në vitin 1979. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›