E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjiptianët në kërkim të “Gjuetarit të syve”

Kjo është fytyra e policit që njihet nga protestuesit në Egjipt si “Gjuetari i syve”.

Në të gjithë Kajron janë vendosur postera, me të cilët bëhet i ditur lajmi se Mahmoud Sobhi El Shinaui është në kërkim.

Ai akuzohet për një seri sulmesh ç’njerëzore ndaj protestuesve të mbledhur në qendër të Kajros.

Ai i qëllon ata në fytyrë, duke u përpjekur ti verbojë. Në një video, ai tregohet duke u përgëzuar nga kolegët e tij, pasi kishte qëlluar në fytyrë së paku pesë demonstrues.

Prokuroria e Përgjithshme ka urdhëruar që ai të merret në pyetje për dyshimet në fjalë. Një zëdhënës tha për CNN se do merret shumë shpejt në pyetje.

Protestuesit gjithashtu kanë caktuar njerëz të posaçëm për identifikimin e tij dhe kanë vënë në dispozicion një shpërblim prej 55 eurosh për çdo informacion që ka lidhje me El Shinauin.

Një prej viktimave të tij, Agmed Harrara, është verbuar pasi është qëlluar në të dy sytë, në dy sulme të ndryshme që janë ndërmarrë në një hark kohë prej 10 muajsh.

Ai u qëllua fillimisht me 28 janar dhe një herë tjetër këtë të diele.

Mbi Harrarën është qëlluar me plumb gome.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›