E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fshehën pasuritë, ILDKP padi për një ish-deputet e një komunar

TIRANE-Inspektoriati i Larte i Deklarimit Kombëtar të Pasurive (ILDKP) kallëzoi sot penalisht kreun e komunës Kolsh Abedin Oruci per fshehjen e pasurisë ne vlere 30 milion leke te reja si dhe ish-deputetin Hajrulla Paturin për refuzim për deklarim të pasurive. Në një deklaratë zyrtare ILDKP njofton se në vetëdeklarimet e Orucit nuk jane pasqyruar : 3 objekte banimi, me sipërfaqe totale ndërtimi 1020 m²; troje me sipërfaqe të përgjithshme 3614 m²; si edhe një pikë karburanti, të gjitha në territorin e qarkut Kukës. Të dhënat janë zbuluar prej informacioneve të mbërritura nga ALUIZNI, ku subjekti ka dorëzuar dosjen për legalizimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë informale, si edhe nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Kukës. Pas konstatimit të parregullsive, Inspektorati i Lartë i kërkoi subjektit Oruçi të paraqiste sqarimet e tij mbi objektet e padeklaruara, gjë e cila u refuzua prej tij. Sipas perllogaritjeve te kryera nga ekspertet e ILDKP vlera e ndërtimeve të padeklaruara nga Kryetari i Komunës Kolsh është 31.4 miljon leke te rinj.Ne keto kushte ILDKP i ka kerkuar prokurorise nisjen e hetimeve. Ndërkohe ILDKP i ka kerkuar Prokurorisë nisjen e procedimit penal edhe për ish-deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, z. Hajrulla Paturri, për veprën penale “Refuzimi për deklarim, dhe fshehje te pasurive. Paturri ende nuk ka kryer deklarimin e pasurise për vitin 2009 madje ai per këtë eshte ndëshkuar edhe me gjobë. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›