E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekipe speciale te Maqedonise ne ndihme te zonave te permbytura

SHKUP- Ekipe speciale të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim që prej ditës së djeshme janë përfshirë në aksionet për shpëtimin dhe evakuimin e popullatës në zonën veriore të Shqipërisë, e prekur rëndë nga përmbytjet. Gjatë ditës së sotme këto ekipe do të evakuojnë banorë si edhe do të furnizojnë popullatën në rajonin e Shkodrës. Si përfaqësues i qeverisë së Maqedonisë sot në Shqipëri do të mbërrijë edhe drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shaban Saliu, i cili në bashkërendim me Drejtorinë shqiptare për Planifikim dhe Koordinim të Gjendjeve të Jashtëzakonshme do të konktraktojë ndihmën maqedonase. Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka dërguar deri tani 43 anëtarë të ekipeve speciale, 21 pompa për thithjen e ujit, tetë tenda, 10 gjeneratorë dhe pesë barka.(s.g/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›