Ekipet Arsenal dhe Dortmund ndeshen sonte ne Londer
Të dy trajnerët duket sikur shohin vetveten tek tjetri. Arsen Venger dhe Jurgen Klop, dy drejtues futbolli me mentalitet sulmues, do të jenë përballë në stadiumin “Emirates” të Londrës, kur Arsenali dhe Dortmundi do të ndeshen për Ligën e Kampionëve. Venger tregon se përse vetja i ngjan si kolegu gjerman.
“Mendoj se të dyja skuadrat janë përmirësuar. Ne jemi rritur, po ashtu edhe ata janë rritur. Të dyja skuadrat kanë një ecuri të ngjashme këtë sezon. Pas një nisjeje të vështirë, Dortmundi është në formë, por mendoj se në shtëpinë tonë ne jemi aq të fortë sa të fitojmë. Çdo lojtar dhe çdo pjesëtar i stafit e di se do të jetë një mbrëmje e madhe dhe shumë e rëndësishme. Do të hyjmë në fushë me përqëndrim dhe dëshirë për ta fituar ndeshjen dhe shpresojmë që t’ia arrijmë”.
Edhe Klop e nis ashtu si Venger, duke theksuar ngjashmërinë. Po ashtu, vendos theksin tek rëndësia e ndeshjes.
“Është një situatë e ngjashme për të dyja skuadrat. Arsenali pati më shumë probleme në nisje të sezonit, por unë e prisja që Arsen Venger t’i ndryshonte gjërat. Për ne, kjo është një ndeshje ku duhet të luajmë për gjithçka. Arsenali nuk luan kurrë për barazim dhe mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e bukur”.