Milani eshte gati te perballet me Barcelonen ne ndeshjen e sotme
Në Milano janë të ndërgjegjshëm dhe përpiqen të jetë të qenë. Ndeshja e sotme e Championsit do të jetë një përballje e vështirë, e rrezikshme dhe përballë një ekipi që quhet si më i miri i botës.
Trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri, ka bërë analizat e tij dhe jep këtë recetë për djemtë e tij në përballjen me magjikët e Barcelonës.
“Diferenca këtë vit është që ne jemi kualifikuar dhe kjo ndeshje do të shërbejë për të zënë vendin e parë në grup. Duhet të luajmë shumë mirë teknikisht, me intensitet dhe më mirë sesa në ndeshjen e parë në Barcelonë. Duhet të shfrytëzojmë rastet që na paraqiten. Barcelona do të ketë shumë zotërim topi dhe ky nuk do të jetë një turp për ne. Duhet të tregojmë durim për t’ia dalë mbanë”.
Në fushë do të jetë një ish-lojtar i Realit të Madridit, si Klarens Zedorf. A është e veçantë për të, ndeshja ndaj Barcelonës?
“Për mua është një ndeshje e rëndësishme si të gjitha ndeshjet në Europë. Në pesë vitet e fundit, Barcelona ka qenë skuadra më e mirë në botë. Për ne, kjo është një mundësi që të luajmë mirë dhe të synojmë fitoren. Mesi është lojtari më i mirë në botë. Është një këna qësi të luash ndaj tij, por duhet ta ndalim. Sa për polemikat mes Ibrës dhe Guardiolës, shpresoj që të shtrëngojnë duart, por më duket e ekzagjeruar të fokusohemi këtu, duke parë se çfarë problemesh ka në botë”.
Së fundi, por jo i fundit për nga rëndësia, trajneri i skuadrës mike, kampione të Europës, pra Pep Guardiola, që flet edhe për ndihmësin e tij, Tito Vilanova që është diagnostikuar me tumor.
“Shëndeti i ndihmësit tim Tito është më i rëndësishëm sesa fitorja. Ne do të luajmë si gjithnjë, rëndësi ka që ai të bëhet mirë. Sa për ndeshjen, është më mirë të dalim në vend të parë sesa të dytët. Është nder për ne që vijmë këtu në Milano. Kur hyn në këtë stadium ndjen se kjo ndeshje ka aromë tradicionale. Kjo gjë ka edhe më shumë rëndësi sesa vendi i parë në grup. Nuk do të jetë e mjaftueshme të luajmë në 80 për qind të mundësive. Për të fituar, duhet të japim maksimumin”.