Kombetarja bilanc jopozitiv ndaj kundershtareve ne Boterorin 2014
E kemi një histori eleminatoresh me thuasje të gjitha skuadrat që kemi në grupin tonë të botërorit të vitit 2014. Në rrugën drejt finaleve braziliane, jemi përballë Norvegjisë, Zvicrës, Sllovenisë, Qipros e Islandës dhe me të gjitha këto kemi luajtur.
Me sllovenët përvoja është më e freskët, pasi Shqipëria humbi 2-1 miqësoren e luajtur në shkurt të këtij viti, kur trajner ishte Josip Kuzhe, një humbje 1-2 në “Qemal Stafa”, veçse jo një turp përballë një skuadre që ishte në botëror në vitin 2010.
Me sllovenët kemi dalë dy herë barazim 0-0, në eleminatoret për në Euro 2008, kur trajner kishim Oto bariçin, fillimisht në Shkodër e më pas në Slloveni.
Pak më herët kemi qenë përballë zviceranëve, në eleminatoret e Euro 2004, me trajnerë Xhuzepe Dosenën dhe Hans-Peter Brigelin. Nën drejtimin e italianit kemi arritur një barazim 1-1 në Tiranë, pasi pësuam gol nga Jakin, por barazua, me një realizim të shkëlqyer të Edvin Muratit, nga goditja e dënimit, 11 minuta para përfundimit, një gjuajtje nga mbi 30 metra largësi.
Në ndeshjen e luajtur në Zvicër, humbëm 2-3, pasi luajtëm shumë mirë.
Norvegjinë e kemi provuar në eleminatoret e Euro 2000 dhe nuk kemi dalë keq. Fillimisht, kemi shkuar me frikë në vendin e vikingëve, ku do të ishim përballë një skuadre tepër të fortë, por të besuarit e Astrit Hafizit ia dolën që të merrnin një barazim 2-2 me gola të Bushit e Tares.
Në kthim, në Tiranë, sërish shënoi Tare, por humbëm 1-2.
Me Islandën kemi luajtur shumë herët, në eleminatoret e Euro 1992, duke fituar 1-0 në Tiranë pasi kishim humbur 2-0 në Rejkjavik. Po ashtu, kemi një fitore 2-1 në Tiranë në vitin 2004.
Së fundi, Qipro, një kundërshtar të cilin e kemi mundur 6-1 në miqësoren e fundit, zhvilluar në Tiranë dy vjet më parë dhe një rival me të cilin kemi bilanc pozitiv, 9-6.
Në 4 ndeshje ndaj qipriotëve, kemi fituar 1, barazuar 1 dhe humbur 2, në dyja në Nikozia, por me rezultat të ngushtë, përkatësisht 2-3 e 1-2.