E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ shpall Bashen fitues te zgjedhjeve per bashkine e Tiranes

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli ne mbremje kandidatin e Aleances per Qytetarin Lulzim Basha si fitues i zgjedhjeve per kryetar i bashkise se Tiranes. Sipas rezultateve te KQZ zoti Basha ka marre 81 vota me shume se kandidati tjeter Edi Rama. Vendimi per te miratuar tabelat e rezultateve u miratua me 4 vota pro dhe 2 kunder te komisionereve te pranishem. Ne zgjedhjet vendore per Tiranen moren pjese 250 mije e 880 qytetare dhe secili kandidat mori afersisht gjysmat e votave perkatesisht Basha 124 786 vota Rama 124 705 dhe kandidati Hysni Milloshi 1394 vota.

Tabelat u kundershtuan nga perfaqesuesit e Partise Socialiste dhe sipas gjithe gjasave ata pritet ta shfrytezojne te drejten e ankimit ne Kolegj Zgjedhor brenda tre ditesh. Juristet e Partise Socialiste shpjeguan se tabelat e reja dolen nga nje procedure e kundershtuar qe mori ne numerim edhe nje numer votash te tjera qe ishin lene menjane si vota te pavlefshme vetem sepse ishin hedhur ne kutite e gabuara. Ata kembengulen se rezultati ishte nje fitore per kandidatin Edi Rama me vota 10 vota para kandidatit Basha dhe se KQZ duhet te zyrtarizonte rezultatet paraprake qe dolen nga numerimi ne njesine bashkiake numer 5.

Por demokratet kembengulen qe ne shume kuti te kryeqytetit kishte shume flete votimi te rregullta qe po menjanoheshin si te pavlefshme vetem pse ishin hedhur ne kuti me ngjyra te tjera. Demokratet shpjeguan se ato jane vota te vlefshme qe shprehin qarte vullnetin e qytetareve. Votimi per Tiranen u krye me 4 flete votimi me 4 ngjyra dhe disa qindra njerez hodhen fletet neper kuti me ngjyra te ndryshme nga ngjyra e fletes. Kjo solli edhe debatin se perse mosperputhja e ngjyres se fletes me ate te kutise e bente te pavlefshme voten e rregullt me kryq.

Per KQZ tani ka mbaruar edhe debati edhe dokumentacioni nga 10 vota plus per zotin Rama fletet e votimit shtese ndryshuan shifrat ne 81 vota plus per zotin Basha. Avokatet socialiste pritet te drejtohen ne Kolegjin Zgjedhor per ta zhvendosur atje diskutimin mbi kete rezultat te ngushte qe mbi te gjitha nxori edhe nje here ne drite rendesine dhe peshen e seciles vote te qytetarit.

Analistet e jetes politike theksojne se kjo eshte e para here qe rezultatet zgjedhore ne Shqiperi dalin aq te ngushta sa ato behen nje ushtrim i veshtire demokracie per institucionet dhe partite. Te tilla rezultate te ngushta sipas tyre ngrejne shume pikepyetje mbi mesazhet qe ka dashur populli tu jape politikaneve te vet dhe menyren se si do ti lexojne ata ne mbledhjet e forumeve te tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›