E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekipet e vogla mbrohen me 10 futbollistë

Sulmuesi i Interit, Giampaolo Pazzini është ankuar në taktikën negative të skuadrave të vogla në Serie A për të cilat thotë se mbrohen me nga 10 futbollistë.

“Të gjitha ekipet e vogla që luajnë kundër nesh, mbrohen thellë dhe luajtën vetëm me kundërsulme. Të vetmet skuadra që nuk bëjnë një gjë të tillë janë të mëdhatë, të tjerët mbrohen me 10 futbollistë” deklaroi Pazzini për Inter Channel.

“Novara bëri kështu javën e kaluar dhe shënoi në të vetmin rast që kishte kurse ne luftuam shumë, por pa sukses” përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›