Përforcimet e qëlluara të Barcelonës

Përforcimet e Barcelonës këtë sezon, kanë sjell ndihmë në konsiderueshme për ekipin e parë.
Cesc Fabregas, Alexis Sanchez dhe Thiago Alcantara – në vitin e tij të parë si futbollist senior – kanë shënuar 23 për qind të golave të gjigantit katalan (29 nga 124).
Fabregas ka realizuar 15, Sanchez 11 dhe Thiago 3. Edhe Andreu Fontas më herët gjatë këtij sezoni iu bashkua ekipit të parë, por para se të ketë rastin të realizojë, ai pësoi një lëndim të rëndë.
Statistikat konfirmojnë se përforcimet e bëra nga Barcelona në fillim të këtij sezoni janë të qëlluara. Blerjet e reja e gjigantit katalan gjatë këtij viti kanë realizuar më tepër se futbollistët që iu bashkuan ekipit edicionin e kaluar.
Në fund të sezonit të kaluar, Villa, Mascherano, Afellay, Adriano dhe Jeffren realizuan 27 herë, 18 për qind të golave të ekipit.