Porto befasohet nga ankesa e Cityt

Porto ka reaguar me habi ndaj ankesës së Manchester Cityt se sulmuesi Mario Balotelli pësoi fyerje racore gjatë ndeshjes së tyre në Europa League dhe insistoi se asgjë e pazakontë nuk ndodhi gjatë takimit.
“Ajo që mund të themi është se asgjë anormale nuk ndodhi, askush nuk ka vërejtur asgjë të dyshimtë, madje as delegatët e UEFA-së që punuan ngushtë me Porton gjatë takimit” tha zëdhënësi i Portos, Rui Cerqueira për agjencinë e lajmeve AFP.
Ai përshkroi dy brohoritje nga tifozët e Portos dhe Cityt në përkrahje të futbollistëve të tyre Hulk dhe Sergio ‘Kun’ Aguero që mund të merren gabimisht.
“Kun, Kun, Kun, Hulk, Hulk, Hulk. Këto brohoritje munden lehtë të keqinterpretohen me thirrje raciste” shtoi Cerqueira.