E Diel, 1 Nëntor 2026

RTV San Marino: Pak rradhë për humbjen. Vlerëson portierin Simonçini

E ka përcjellë me pak fjalë televizioni i San Marinos, Radio Televizione della Republika di San Marino, komentin e ndeshjes së humbur me Shqipërinë. "San Marino-Shqipëria 0-3. Në avantazh pas vetëm pas pesë minutash, Shqipëria e mbylli 3-0 takimin kundër bardhekaltërve (San Marinos) qysh në pjesën e parë. I rrezikshëm në disa aksione Andu Selva, dy ndërhyrje të bukura të Aldo Simoncinit (portieri) në pjesën e dytë". Komenti i marrë nga faqja e internetit sanmarinortv.sm
* * *
Në komentin televiziv para ndeshjes, shumë më i gjatë, televizoni i San Marinos bënte elozhe ndaj përfaqësueses sonë, ku dallonte fitoren e Shqipërisë me Greqinë. Ja dhe shkrimi i plotë: "Operacioni Gjermania është dhe ndeshja zyrtare. Kombëtarja e Xhan Paolo Maca, është e orientuar drejt një impenjimi të ndaluar, por të një prestigji të madh, kundër Kombëtares së Jurgen Klinsmanit, e treta në Botërorin e fundit. Këtë mbremje (ditën e mërkurë,datë 16 gusht), në orën 20.30 në olimpikun e Serravale, do të arrijë Shqipëria. Kombëtarja e Oto Baric nuk ia ka dalë të kualifikohet në fazën finale qoftë të një Botërori apo të një Europiani. Në vitet e fundit, megjithatë, e ka përmirësuar nivelin në mënyrë të dukshme. Pas një paraqitje të mirë në kualifikueset e Botërorit të Francë 98, gjatë së cilës ishte e detyruuar të luante edhe disa ndeshje jashtë për rrëmujat e shpërthyera në vend, ajo u dallua edhe në kualifikueset për Botërorin e Gjermani 2006, ku edhe debutoi me një fitore 2-1 me kampionen në fuqi të Europës, Greqinë. Gjatë kësaj faze, Shqipëria i mbylli ndeshjet në gruo në vendin e pestë me 13 pikë, frut i 4 fitoreve, 1 barazimi dhe 7 humbjeve. Dy lojtarë në grupin aktual janë aktualisht në Itali, Iglia Tare, 3 vjet te Breshia dhe 2 te Bolonja, tani te Lacio dhe Erion Bogdani i Sienës", - përfundon komenti i tlevizionit sanmarinez.
Gledi Shabani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›