Euro 2008: Shqipëri-Rumani, gjyqtarë portugezë
UEFA ka caktuar gjyqtarët për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Rumanisë, që do të zhvillohet në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa", me 6 shtator 2006. Kjo është ndeshja e dytë në grupin G të eliminatoreve të Kampionatit Europian 2008.
Gjyqtarët janë portuegezë dhe kryesohen nga Olegario Manuel Faustono Benquerenca, ndërsa ndihmës do të jenë Jose Carlos Neves Ramalho dhe Joao Ferreira Santos. Gjyqtari i katërt është po një portugez: Paulo Cesario Barbosa Perreira.