Ekipi francez, stërvitje mes fëmijëve në Tiranë
Një ditë pas fitores 2-1 me Shqipërinë, kombëtarja franceze ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës, atë të 6 shtatorit ndaj Rumanisë. Franca e Loran Blank do të qëndrojë deri të hënën në Tiranë, duke zgjedhur tokën shqiptare për përgatitjen e kësaj sfide.
Në seancën e së shtunës, ajo që ka rënë në sy, ka qenë prezenca e një numri të madh fëmijësh, të cilët në fund kanë marrë autografe dhe kanë bërë foto me yjet francezë.
Ndërkohë, ekipi është parë në humor për shkak të fitores, ndërsa trajneri Blank e ka ndarë skuadrën në dy pjesë. Në njërën kanë qenë futbollistët rezervë dhe në tjetrën ata që luajtën ndaj Shqipërisë ditën e premte.
Stërvitja ka zgjatur një orë dhe në të nuk kanë munguar tifozët francezë, por edhe gazetarë të shumtë të ardhur nga Franca posaçërisht për të dyja ndeshjet. Franca do të niset të hënën drejt Bukureshtit, ku do të përballet me Rumaninë.
(a.h/A.LATIFI/BalkanWeb)