Në tre muajt e sezonit turistik, në Shqipëri hynë rreth 1.6 milionë të huaj
E krahasuar me verën e vitit 2010, këtë vit Shqipërinë e kanë vizituar 100 mijë turistë më shumë
Në tre muajt e sezonit turistik veror në Shqipëri kanë hyrë rreth 1.6 milionë shtetas të huaj, kryesisht për turizëm. E krahasuar me verën e vitit 2010, këtë vit Shqipërinë e kanë vizituar 100 mijë turistë më shumë. Për të njëjtën periudhë nga pasaportat biometrike kanë përfituar 200 mijë shqiptarë më shumë nga viti i kaluar, të cilët kanë dalë për turizëm apo për të takuar të afërmit emigrantë. Në total, në sportelet e pikave të kalimit kufitar janë përpunuar mbi 5.3 milionë shtetas. Ky fillim vjeshte i ngrohtë dhe i qëndrueshëm, ka ndikuar që në pikat e kalimit kufitar të ruhet i njëjti fluks lëvizjesh. Në tetë muajt e vitit 2011 në pikat e kalimit kufitar kanë kaluar 11.8 milionë shtetas, ose 300 mijë më pak se në 12 muajt e vitit të kaluar. Rritja e fluksit të kalimeve i atribuohet liberalizimit të vizave më vendet Shengen dhe shtimit të numrit të turistëve apo emigrantëve që kthehen për të kaluar pushime apo festa në atdhe.
...