E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksportet bujqësore drejt Europës rriten me 40 %

03-09-2011 / Gazeta 55

Deri tani, eksportet e prodhimeve bujqësore drejt Europës, janë shtuar me 40%, krahasuar me një vit më parë. Gjatë këtij sezoni, prodhimi me bollëk i fruta- perimeve, ka sjellë edhe uljen ndjeshme te çmimit të tyre në tregun vendas. Gjithashtu, burime nga ministria e Bujqësisë, bëjnë me dije se ulja e çmimit të grurit në bursat ndërkombëtare, do të ndikojë në rënien e çmimit të miellit për këtë vit.


Fondet e AIDA-s, këtë vit shpërndahen për bizneset e mesme e të vogla


Brenda këtij viti agjencia e investimeve AIDA do të bëjë shpërndarjen e dy fondeve për bizneset e mesme dhe të vogla. Në mbledhjen e fundit të bordit të agjencisë, u miratua vendimi që i kalon kësaj strukture menaxhimin dhe për ndarjen e këtyre fondeve. Po ashtu, AIDA është duke punuar me dy projekte të rëndësishme, për realizimin e investimeve turistike, me vlerë 1 miliardë euro secila. AIDA u ngrit dhe nisi të funksionojë në fillim të këtij viti. Arsye e nisjes nga puna të një strukture të tillë është minimizimi i burokracive dhe pengesave për investitorët si vendas ashtu edhe të huaj, që duan të investojnë në vendin tonë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›