“Alarm” për Luksemburgun, Kuzhe thërret Endri Vrapin
TIRANE- Sfida e së martës ndaj Luksemburgut duket se ka shkaktuar që tani panik në radhët e futbollistëve të kombëtares shqiptare. Mungesat e Canës dhe të Dallkut bëjnë që trajneri Josip Kuzhe të jetë i detyruar të ndryshojë tërësisht modul për takimin me modestët e grupit D. Dje, futbollistët kuqezinj kanë nisur përgatitjet për këtë ndeshje, ndërsa në ekip ka qenë edhe Cana, që më pas është larguar me destinacion Italinë. Ndërkohë, për shkak edhe të mungesës së Lilës, mbrojtësit në dispozicion të Kuzhes janë shumë pak dhe kjo ka bërë që ai të thërrasë dje në emergjencë Endri Vrapin. Në Luksemburg duhen tre pikët, por vendasit nuk janë më një ekip që mund të mposhtet edhe aq lehtë, pasi ata qëndrojnë gjithë kohës në mbrojtje. “Pres një reagim pas humbjes me Francën, duhet të luajmë si në pjesën e dytë të kësaj sfide”, mësohet t’u ketë thënë Kuzhe futbollistëve.
Franca
Pas disa orësh pushim, lojtarët e kombëtares janë grumbulluar sërish në Durrës për ndeshjen e radhës, që do të jetë të martën ndaj Luksemburgut. Në fytyrat e tyre është vënë re një farë keqardhje që nuk mundën të merrnin një pikë ndaj Francës, me të cilën rastet nuk munguan. Rastet e Salihit, Hykës dhe Bulkut, krijuan idenë se “Gjelat” mund të thyheshin, por në të vërtetë ishte portieri Loris ai që ndali Shqipërinë në dy-tre raste të mira. Pas dy ditësh është Luksemburgu dhe kombëtarja kuqezi duhet të ndryshojë shumë gjëra, duke nisur nga stili i lojës dhe mënyra me të cilën do të zbritet në fushë. Për kuqezinjtë është një shans i mirë që të ngjiten në kuotën e 11 pikëve, duke barazuar kështu rekordin e Bariç.
Lala
Kapiteni Altin Lala ishte padyshim njeriu që ndryshoi lojën e Shqipërisë të premten kundër Francës. Edhe pse nuk ka më freskinë e dikurshme, mesfushori shtatshkurtër ka treguar një siguri të jashtëzakonshme, duke organizuar mjaft mirë lojën në repartin nevralgjik të skuadrës. “Në 20-30 minutat e para ishim shumë larg kundërshtarit, - u shpreh Altin Lala ditën e djeshme. – Franca e organizoi me lehtësi lojën në fillim të takimit, ku mund të them se ishim të ç’orientuar dhe mund të kishim pësuar edhe më shumë gola”, shtoi kapiteni kuqezi. Ai ndërkohë pritet të jetë titullar në takimin e së martës në Luksemburg. “Nuk është një ndeshje e lehtë, Luksemburgu nuk është ekip i madh, por ata gjithnjë mbrohen dhe është shumë e vështirë për t’i mposhtur”, deklaroi Altin Lala.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)