E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekipi i FMN-së mbërrin te BSH-ja pak para Bodes

Lëvizjet Banka: Ishin për seminar

Një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ishte i pranishëm dje në Bankën e Shqipërisë. Nuk dihet me saktësi nëse kishin lidhje me vizitën e ministrit Bode, por të dyja palët kanë qenë brenda për të paktën një orë. Burime nga BSH-ja sqarojnë se ekipi i FMN-së kishte ardhur për zhvillimin e një seminari, duke hedhur poshtë aludimet se mund të kishin qenë të gjithë së bashku në një tryezë. Raportet mes qeverisë dhe FMN-së nuk janë më si më parë, për shkak të stadit ekonomik të vendit, por kriza ekonomike dhe mungesa e disiplinës financiare detyrojnë palët të rishohin mundësinë e një marrëveshjeje të re, e cila pritet në muajin mars.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›