E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekipi i Liverpoolit pranë shitjes

Sipas mediave angleze, Liverpooli është shumë pranë shitjes, dhe dy tabloide theksojnë se dy multi-miliarderë, janë të gatshëm të investojnë në Anfield.
"The Mirror" shkruan se multi-miliarderi sirian, Yahya Kirdi, ka vizituar Londrën javën e kaluar, në mënyrë që të bisedojë me agjentin e shitjes së Liverpoolit, Michael Broughton dhe bashkëpronarin George Gillet. Bisedimet thuhet të jenë të suksesshme dhe bëhet fjalë për një ofertë prej 400 milionë paundesh. Transaksioni pritet të përfundojë shumë shpejtë. Nga ana tjetër " The Independent" shkruan se multi-milioneri kinez, Zhu Jun, që është vetëm 44-vjeçar dhe është pronar i kompanisë më të madhe të lojërave online The9 Ltd, është gjithashtu i interesuar. Sipas tabloidit, kinezi i lartpërmendur, ka lidhje të ngushta me bankën Barclays, bankë ku dhe Broughton është njëri prej njerëzve kryesorë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›