E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekipi i peshave te renda

Nga Henry A. Kissinger

Ish-Sekretar amerikan i Shteti

Ish-Keshilltar per Ceshtjet e Sigurise Kombetare

Presidenti i zgjedhur Barak Obama ka emeruar nje ekip te jashtezakonshem per politiken e sigurise kombetare. Ne veshtrim te pare, kjo cenon disa parime te mencurise tradicionale, ate qe caktimi i individeve te Kabinetit me nje zone elektorale autonome, dhe prandaj eshte e veshtire ta djegesh, te kufizosh kontrollin presidencial, qe duke emeruar individe si keshilltar per ceshtjet e sigurimit kombetar, sekretari i shtetit dhe sekretari i mbrojtjes me pikepamje politike te provuara mund te thithin energjite e Presidentit, ne zgjidhjen e debateve midis keshilltareve kokeforte.

Per Presidentit e zgjedhur kerkon kurajo per te zgjedhur kete konstelacion dhe jo pak bindje te brendshme - dy cilesite esenciale per t'u perballur me sfidat e nje rendi te dale nga nje sistem i fragmentarizuar nderkombetar. Ne keto rrethana, injorimi i mencurise tradicionale mund te rezultoje qe te jete parakusht per kreativitet. Si Obama edhe Sekretarja e ardhshme e Shtetit, Senatorja Hillari Klinton, duhet te arrijne ne perfundimin se vendi dhe angazhimi ne sherbimin publik kerkojne bashkepunimin e tyre.

Ata te cilet e moren fjale per fjale frazen "ekip rivalesh" nuk kuptojne esencen e raportit midis Presidentit dhe Sekretarit te shtetit. Une e di pa asnje perjashtim pranimin, se sekretaret e shtetit jane me ndikim te madh nese dhe vete ata jane perceptuar si vazhdim i Presidentit. Cdo drejtim tjeter do te dobesonte Presidentin dhe do te margjinalizonte Sekretarin e shtetit. Sistemi i transmisionit te rrjedhjeve dhe aludimeve, do te kerkonte pameshirshem te zgjeronte cdo carje edhe ato qe mezi duken. Qeverite e huaja do te shfrytezonin carjen duke ndjekur diplomacite alternative, Shtepi e Bardhe - Departamenti i Shtetit. Politika e jashtme efektive dhe nje rol i rendesishem per Departamentin e Shtetit ne vetvete kerkojne qe Presidenti dhe Sekretari i shtetit te kene nje vizion te perbashket te rendit nderkombetar, strategji te pergjithshme dhe masa taktike. Mosmarreveshjet e pashmangshme duhet qe te zgjidhen privatisht, ne te vertete aftesia e sekretarit per te paralajmeruar dhe pyetur eshte ne raport te drejtperdrejte me maturine, me te cilen jane shprehur pyetje te tilla.

Sherbimi i Jashtem amerikan eshte nje instrument i pakrahasueshem i mprehur nga nje sherbim i devotshem gjate gjithe jetes. Ashtu si cdo sherbim elite, ai nuk eviton nje lloj klanizimi. Pikepamjet e atyre te cilet nuk ngrihen permes rangjeve te tij, jo gjithmone jane marre aq sa duhet seriozisht, mbase me teorine se ato nuk mund te kene kaluar kontrollin e Sherbimit te Jashtem. Sekretaret e Shtetit kane qene irrituar nga hapesira e brendshme relativisht komplekse te tij, dhe presidentet jane ankuar ne kujtimet e tyre mbi ate sesa ngadale ai reagon.

Ne veprimtarine e tij te perditshme, Departamenti i Shtetit ne fakt eshte nje makine e madhe mesazhesh qe i pergjigjet mijera raporteve nga postet ne te gjithe boten. Ne pjesen me te madhe te rasteve, keto kane te bejne me trajtimin e menjehershem, nuk ka asnje filter institucional ose ne interes me afatgjate. Duke u shqyrtuar permes ndihmes sekretareve te ndryshem per veprim formal, vetem nje perqindje e vogel e ketyre mesazheve arrijne ndonjehere sekretarin, dhe akoma me pak prej tyre shkojne ne Shtepine e Bardhe. Gjykimet gjeopolitike dhe strategjike nuk kane kolegj elektoral organik. Megjithese ekziston nje Keshill Planifikimi Politik, aktivitetet e tij shpesh jane drejtuar ne aktivitete jo-operacionale, gjysme akademike ose, me dendur, ne shkrim fjalimesh.

Askush nuk mund te vere ne diskutim potencialin drejtues te Sekretares se sapozgjedhur per te depertuar ne modelet e ngurtesuara ose pranine e saj te veshtire ne nje negociim. Sfidat e saja me te drejtperdrejta jane qe te kujdeset per drejtimin strategjik dhe te riorganizoje departamentin ne menyre qe implementimi i kapaciteteve te tij te harmonizohet me aftesite e saja te jashtezakonshme per te raportuar. Ky rol i sekretarise eshte akoma me shume i rendesishem sepse, organizativisht, Departamenti i Shtetit eshte ingranuar me shume drejt sekretarise sesa Shtepise se Bardhe.

Askush nuk ka qene caktuar me pare keshilltar per sigurine kombetare qe te kete pasur eksperiencen komanduese te Gjeneralit ne pension James L.Jones, ish-drejtues i Korpuseve te Marines dhe Komandant i NATO-s. Pashmangshmerisht, funksioni ndihmues i keshilltarit te sigurise do te jete shoqeruar nga nje rol ne politikberje, mbeshtetur mbi nje eksperience te gjere, pothuajse unike.

Parimi qe keshilltari i sigurise kombetare duhet te veproje si nje polic trafiku, jo nje pjesemarres ne procesin e politikes, eshte me shume teorike sesa praktike. Asnje President nuk ndihet i detyruar te kufizoje keshillat ne diagrama te parashkruara nga shkollat e administrimit publik. Kurdo qofte nje departament insiston mbi autorizimet e veta burokratike perballe Shtepise se Bardhe, ai tashme ka humbur gjysmen e betejes. Dhe frekuenca e kontakteve te keshilltarit te sigurise me presidentin ben dallimin midis menaxhimit dhe keshillave politike te pambrojtur psikologjikisht.

Teorikisht, detyra e keshilltarit per sigurine kombetare eshte te siguroje qe asnje politike te mos deshtoje per arsye te cilat mund te kishin qene parashikuar por qe nuk kane qene dhe qe asnje mundesi te mos humbase per mungese parashikimi. Keshilltari i sigurise kujdeset qe presidentit ti jepen te gjitha opsionet e pershtatshme dhe qe ekzekutimi i politikes te reflektoje frymen e vendimit origjinal. Departamentet priren per te identifikuar moralin e brendshem me aprovimin e rekomandimeve te tyre dhe jane te prirura, per te interpretuar vendimet ne nje drejtim sa me te afert me propozimet e tyre. Roli i keshilltarit te sigurise ne insistimin - nese eshte e nevojshme - mbi opsione suplementare ose me komplekse ose ne me shume saktesime ne ekzekutim per pasoje nuk eshte perqafuar pergjithesisht.

Keshilltari i sigurise ka pashmangshmerisht avantazhin e afersise. Ai ose zyra e tij eshte 50 kembe larg zyres se presidentit; sekretari i shtetit eshte 10 minuta larg. Kjo diference duket se siguron akses special per keshilltarin e sigurise. Per me teper, institucionalisht, keshilltari i sigurise punon pothuajse ekskluzivisht mbi problemet shqetesuese te presidentit. Sekretari i Shtetit ka shume kliente perreth botes qe kerkojne vemendje, ndonjehere jo domosdoshmerisht interesin presidencial. Sekretari gjithashtu udheton shpesh, ndersa keshilltari per sigurine kombetare eshte pothuajse gjithmone brenda rezes se veprimit te presidentit. Marredhenia e tij speciale me presidentin kerkon nje delikatese ne drejtim jo gjithmone te realizuar nga keshilltaret e sigurise, perfshi edhe veten time.

Vazhdimi ne detyre i Robert Gates si sekretar i mbrojtjes eshte nje element i rendesishem balancues ne kete proces. I vetem midis lojtareve kyc, ai eshte ne fund, jo ne fillim te kontributit te tij politik. Duke rene dakord per te qendruar ne nje rol transitor, ai nuk mund te jete i interesuar ne garen qe shoqeron te gjitha administratat e reja. Administrata e ardhshme duhet ta kete emeruar ate me bindjen se ai nuk do te ndryshoje bindjen e tij te meparshme. Ai duhet te beje nje pershtatje te veshtire nga nje administrate ne tjetren - nje harac i natyres jo partizane te drejtimit te zyres se tij ne administraten Bush. Ai eshte garantuesi i vazhdimesise por edhe kujdestari i perteritjes se nevojshme.

Procesi nuk eshte zevendesim per substance. Por edhe me kete paralajmerim, ekipi i ri i sigurise kombetare inkurajon shpresen se Amerika eshte duke levizur pertej ndarjeve te saja drejt shanseve te veta.

Publikuar dje ne "The Washington Post"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›