"Ndertimi i partneritetit - per nje politike te rinovuar sigurie ne shekullin 21"
Nga Frank-Walter Steinmeier
Ministri i Jashtem gjerman
Kur Ministrat e Jashtem te OSBE-se te mblidhen sot ne Helsinki, procesi i OSBE-se do te jete rikthyer ne rrenjet e tij. Ai dikur ndihmoi ne kapercimin e konfrontimit midis dy blloqeve armiqesore. Ne 1990 ai kulmoi me Karten e Parisit. Karta premtoi "nje epoke te re te demokracise, paqes dhe unitetit". Nenshkruesit e saj shpresonin per nje rend paqesor te drejte dhe te qendrueshem ne Evrope. Megjithate, lufta ne Gjeorgji na beri qe te kuptojme sesa i larget vazhdon te jete ky objektiv. Mosbesimi, dhe nje mentalitet i vjeter konfrontimi ka marre serisht pushtet. Megjithate mbetet fakt: ne nuk mund te realizojme sigurine dhe stabilitetin ne shtepine tone evropiane permes konfrontimit. Ajo per te cilen ne kemi nevoje eshte bashkepunimi - jo vetem ne luften kunder terrorizmit por ne te gjitha sfidat e medha me te cilat perballemi, nga kriza financiare tek ndryshimi i klimes. Kjo eshte arsyeja perse objektivi yne mbetet nje zone e perbashket sigurie qe shtrihet nga "Vankuveri ne Vladivostok". Kur ishte ne Berlin, Barak Obama tha se ne duhet te hedhim poshte mentalitetin e Luftes se Ftohte te se kaluares, dhe propozoi nje partneritet qe shtrihej ne te gjithe kontinentin, perfshi Rusine. Homologu i tij ne Moske mbron nje marreveshje sigurie pan-evropiane. Presidenti Sarkozi sugjeron nje samit te OSBE-se per te studiuar me tej kete. Te gjitha keto propozime japin para nesh perspektiva te reja. Mendoj se ne duhet ti diskutojme keto me nje mendje te hapur. Ne fund te fundit ky proces mund te rezultoje ne nje marreveshje mbi nje partneritet te ri sigurie qe jep nje kuader per veprime dhe siguri te perbashket. Nje "karte" e re, duke rinovuar ate te Parisit per t'i bere balle sfidave te shekullit te 21-te. Megjithate ne e dime se askush prej tyre nuk do te realizohet vetiu, as karta e re as nje arkitekture e rinovuar e sigurise evropiane. Besimi reciprok eshte lekundur. Ajo qe ne kemi tani nevoje eshte nje pune e madhe dhe hapa konkrete per ta rivendosur ate. Vecanerisht midis fqinjeve tane ne lindje. Kjo eshte nje pergjegjesi te cilen ne e ndajme. Rusia duhet te siguroje fqinjet e saj se ata nuk duhet te ndihen me te kercenuar. BE-ja duhet te zgjeroje Politiken e saj te Fqinjesise. Propozim polak dhe suedez per nje "partneritet lindor" tregon drejtimin e duhur. Ne gjithashtu kemi nevoje per nje iniciative te gjere stabiliteti per rajonin e Detit te Zi dhe Kaukazin jugor - e cila mund te ngrihet mbi eksperiencen tone me Paktin e Stabilitetit per Ballkanin. Nje tjeter komponent i rendesishem per nje aktitekture te qendrueshme sigurie eshte perparimi ne kontrollin e armeve dhe carmatimin. Me administraten e ardhshme amerikane ka nje mundesi per nje fillim te ri. Kontrolli i armeve konvencionale duhet ti jete pershtatur ambientit te ri te sigurise, ndersa mban te pandryshuar thelbin e Traktatit te CFE-se. Une se shpejti do te ftoj ekspertet me te shquar ne Berlin per te diskutuar mbi menyrat per te ecur perpara. Vitale eshte edhe perparimi ne carmatimin berthamor. Kjo nuk eshte e vertete vetem per reformen e Traktatit te Mosperhapjes. Une jam mjaft i sigurt: Nese nuk do te reduktohen rezervat e armeve berthamore, ne do te shikojme nje erozion te regjimit te mosperhapjes. Keshtu pershendeta qe presidenti i zgjedhur Obama dhe presidenti Medvedev jane duke derguar sinjale pozitive ne kete drejtim. Ne kemi nevoje urgjente per nje marreveshje pasardhese ndaj Traktatit START-1 per shkak se ai perfundon ne fund te 2009. Dhe perderisa figura te medha te politikes se jashtme amerikane si Sam Nunn ose Henri Kissinger tani shikojne nje nevoje per te punuar nderkombetarisht per nje bote te lire nga armet berthamore, pergjigjja jone evropiane duhet te jete mbeshtetese. Nje tjeter pike eshte Keshilli NATO-Rusi, i cili duhet te rimblidhet sa me shpejte qe te jete e mundur. Eshte pikerisht kur ndryshojne opinionet ne kemi nevoje per kete forum per te dialoguar. Dhe ne duhet ta zhvillojme ate ne nje platforme reale per bashkepunim praktik me Rusine. Nese mbi mbrojtjen kunder rakete ose luften kunder piraterise ne Bririn e Afrikes - atje ka sigurisht mjaft fusha ku ne kemi nevoje per bashkepunim. Se fundmi, ndertimi i besimit duhet te jete perforcuar edhe ne nivelin rajonal. Ne terma konkrete, ne kemi nevoje per perpjekje te vendosura per te zgjidhur konfliktet ne Moldavi, Nagorni Karabah dhe Gjeorgji. Shpresoj qe bisedimet e Gjeneves mbi Gjeorgjine jane hapi i pare qe te con drejt nje procesi politik gjitheperfshires. Pervec kesaj, ne duhet te mendojme mbi nje rol te shtuar per BE-ne ose OSBE-ne per te parandaluar paqendrueshmerite e reja, psh, ne gadishullin e Krimese. Per ta permbledhur: nje Politike me aktive e Fqinjesise se BE-se, carmatimi dhe bashkepunimi ne zgjidhjen e konflikteve rajonale - vetem nese iniciativa te tilla kane sukses ne ngritjen e nje besimi te ri, ne mund te ndermarrim hapin e dyte per te nisur per aventure te mrekullueshme te nje partneriteti te ri sigurie per shekullin e 21-te. Te gjitha vendet nga Vankuveri ne Vladivostok duhet te marrin pjese ne kushte te barabarta. Njelloj, perpjekjet tona duhet te jene mbeshtetur mbi parimet dhe vlerat e angazhimeve tona ne KSBE dhe OSBE: te drejtat e njeriut dhe demokracia, respekti per shtetin e se drejtes dhe integritetin territorial, jo kercenim ose perdorim te forces, siguri e barabarte dhe e pandare per te gjithe dhe liria e rreshtimit. Nje gje duhet te jete mjaft e qarte. BE, NATO dhe OSBE do te mbeten qendrore per sigurine e Evropes. Nuk do te kete siguri ne Evrope pa nje baze te forte transatlantike. Ajo qe eshte ngritur gjate dekadave nuk duhet te kompromentohet. Por edhe ketu - ne duhet ti pergjigjemi nje bote ne ndryshim dhe sfidave te reja. Pra, per NATO-n, ne kemi nevoje per dicka sipas linjave te Raportit te ri Harmel. - nje baze e perterire konsensusi mbi drejtimin e ardhshem te saj. Nje debat sinqerisht shume i gjate mbi ate se cfare duhet te arrije NATO ka qene ngadalesuar nga zgjerimi dhe ceshtjet e zgjerimit. Ne mund ti japim forme te ardhmes se sigurimit evropian vetem nese ne do te zgjidhim kete ceshtje ne nje menyre te hapur. Se fundmi, ajo qe eshte ne loje eshte jo me pak sesa nje sistem i perterire i sigurise se perbashket dhe besimit reciprok. Nje projekt qe ne evropianet duhet ta trajtojme me nje ndjenje te vendosur qellimi - te punojme se bashku me partneret tane amerikane, se bashku me fqinjet tane lindore, dhe se bashku me Rusine.
Publikuar dje ne "Frankfurter Allgemeine Zeitung"