E Diel, 1 Nëntor 2026

Rumani, në pranga policë e doganierë, për korrupsion

BUKURESHT- Rreth 24 policë, doganierë romun dhe 17 kontrabandistë dolën sot para gjykatës së Bukureshtit nën akuzën e trafikimit të cigareve dhe korrupsionit.

Ndërkohë Prokuroria e Antikrimit ka bërë me dije se që prej fillimit të vitit janë kryer procese gjyqësore për korrupsion për pothuajse 260 policë dhe doganierë rumunë që punonin në kufijtë me Ukrainën, Serbinë dhe Moldavinë si pasojë e një sërë abuzimesh.

Sipas prokurorëve, nga muaji tetor 2010 deri në muajin janar 2011, policët dhe doganierët në postbllokun kufitar rumuno-serb në Moravita kanë lejuar futjen në mënyrë të paligjshme në Rumani të cigareve me një vlerë prej 3,3 milionë eurosh
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›