Dy realitete të ndryshme të britanikut në një ekspozitë
TIRANË- Britaniku Martin Parr prezanton në tre ciklet e tij me fotografi, të ekspozuara në Galerinë Kombëtare të Arteve, dy botë të ndryshme, nga realiteti i zymtë tek ai me ngjyrat më të ndritshme.
Në njërën anë pasqyrohet komunizmi, i përfaqësuar me Shqipërinë e viti 1990, kur Parr ka fotografuar njerëzit dhe jetën e zakonshme të asaj kohe. Ndërsa në anën tjetër pasqyrohet kapitalizmi. "Zgjidhni ju kë të doni",- tha fotografi Parr.
Në prezantimin e kapitalizmit Parr ka përfshirë dy ciklet "Common Sense 1995-1998” dhe "Small World 1989-2007", në të cilat dominojnë ngjyrat e ndezura, në dallim nga cikli "Shqipëria 1990", ku ngjyrat janë më të zbehta. Kjo sipas fotografit lidhet me realitetin e dy botëve të ndryshme në atë kohë.
Në ciklin “Small World”, Martin Parr prezanton se si imazhi i një vendpushim të famshëm është shpesh në kontradiktë me realitetin, se çfarë bote surreale kjo industri ka krijuar.
Për të konkretizuar këtë ai ka fotografuar plazhin më të madh në botë, në Japoni, se si është komercializuar ai, si dhe Venecian, Romën, Pizën, Pragën, Athinën, Egjiptin, Spanjën, Indinë, etj, për të treguar se si industria e turizmit, shpesh e mbytur në vizitorë, i ka kthyer këto vende turistike në viktima të suksesit të tyre.
"Ky turizëm ka problemet e veta edhe pse ka kontribut në ekonominë e një vendi. Unë kam dashur të shikoj kontraditat mes realitetit dhe mitologjisë”,- tha Parr.
Parr sjell me fotografitë e tij koncepte që kanë të bëjnë me konsumin e përditshëm, kohën e lirë, sjell imazhe të thjeshta dhe zbavitëse. “Edhe pse fotografitë janë të ndritshme, me ngjyra, mbrapa tyre ka depresion”, shprehet ai. Ekspozita e tij në GKA përban tre cikle të ndryshme, po që plotësojnë njëra-tjetrën.
Cikli “Common Sense” bashkon një seri imazhesh që janë fokusuar tek detajet dhe që bashkohen në një fotografi të madhe me 270 fotografi. Fotografitë me ngjyra të ndezura japin detaje të botës moderne perëndimore duke filluar nga fastfood, e deri te stolitë e grave.
“Është një kritik ndaj botës që vjen nga komercialiteti, amerikanizimi i jetës që Shqipëria është duke e përfshirë”, tha Martin Parr. “Kjo është ajo nga e cila u sulmua Shqipëria pas rënies së komunizmit", shtoi ai. Këtë fotografi të madhe Parr ka zgjedhur ta sjellë pa kornizë për ta sjellë sa më afër më publikut.
Fotografi anglez u shpreh se i pëlqen të fokusojë jetën e përditshme, atë të zakonshme, sepse të gjithë interesohen për të. “Jeta e zakonshme është e jashtëzakonshme kudo”, tha Parr.
(ATA/BalkanWeb)