E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekolëvizja-bashkisë: Duam projektin për parkun kombëtar

Aktivistët e ekolëvizjes që prej ditësh janë angazhuar ne mbrojtje të parkut kombëtar nga dëmtimet i janë drejtuar bashkisë së Tiranës me një kërkesë për të marrë informacione mbi punimet dhe projektin i cili ka nisur në rrugën e Elbasanit.

Artan Lame dhe përfaqësues të tjerë të kësaj lëvizje thanë se është më se normale të kërkosh informacion se çfarë po bëhet në këtë segment i cili po shkatërron këtë park duke prerë dhjetra pemë.
 

Edhe pse bashkia është shprehur me herët si ky është një projekt për zgjerimin e kësaj rruge nacionale, ambjentalistët dhe mbrojtësitë e trashëgimisë kulturore thonë se ajo që po ndodhë është një masakër mjedisore.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›