E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungon uji, thahen të mbjellat në fshatrat e Klosit

Ndonëse kanali vaditës në Klos është vënë në efiçencë të plotë që me datë 18 qershor, bordi i kullimit duket se nuk ka furnizuar zonën plotësisht me ujë për vaditjen e të mbjellave. Sipas banorëve të lagjes Sallë, të fshatit Mallunxë rreth 800 dynym tokë nuk furnizohet me ujë, e si pasojë të mbjellat po thahen në këto temperatura të larta të verës.
 

Banorët e lagjes Sallë kërkojnë nga kryetari i komunës Lis ,që sistemi vaditës të funksionojë normalisht për të gjithë zonën dhe të mbajë premtimet e dhëna gjatë fushatës elektorale për të sjellë si ujin vaditës të kanalit të Klosit ashtu dhe ujin e pijshëm të rezervuarit të Vinjollit.
 

Sipas banorëve të lagjes Sallë ne fshatin Mallunxë, çdo prodhim i pritshëm për këtë vit si në drithëra, në perime apo në frutikulturë, ka shkuar tërësisht dëm, pasi është tharë nga mungesa e vaditjes.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›