“Ekolëvizja”;Telefon i gjelbër, për shpëtimin e mjedisit
Një telefon i gjelbër për mjedisin është nisma më e fundit e Grupimit “Ekolëvizja”, e ndërmarrë në kuadër të programit “Forcimi i shoqërisë civile shqiptare për një mjedis më të mirë”, i cili do të zbatohet gjatë viteve 2008-2010, nga “Milieukontakt International”.
Kjo iniciativë, sipas të dhënave nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC), ndërmerret nisur nga situatat mjedisore vitet e fundit në Shqipëri, ndryshimit global të klimës, informimit të publikut të gjerë për mjedisin në tërësi, etj. Sipas REC, qytetarët mund të telefonojnë në numrin 04 2234851 për të marrë informacion dhe përgjigje të pyetjeve të ndryshme në lidhje me situata apo problematika mjedisore. Nga ana tjetër, shoqatat dhe publiku mund të sigurojnë informacion mbi situatat mjedisore që kërkojnë vëmendje urgjente, të japin këshilla se si të zgjidhen probleme të ndryshme mjedisore, duke shpresuar për rritjen e përfshirjes së publikut në çështjet mjedisore.