Ushqimet në spitale, muhalebi për 15-vjeçarët
TIRANE-Ndodh edhe kështu. Që të jesh 15 vjeç dhe të duhet ta “mbash frymën” me muhalebi, ashtu siç mund të ndodhë, që, në menunë për një fëmijë 4 muajsh, të jetë parashikuar që t‘i jepet një kokërr mollë. Në fakt ky është paradoksi i dietës ushqimore, në bazë të të cilës iu serviren vaktet të gjithë pacientëve të Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Kjo është vetëm njëra anë e medaljes, sepse megjithë përmirësimet e dukshme që janë bërë që pas privatizimit total të këtij shërbimi, herë pas here nga inspektimet e specialistëve të shërbimeve mbështetëse, të cilët kanë për detyrë të monitorojnë edhe këtë shërbim, janë vënë re edhe mangësi të tjera. Duke fi lluar që nga fakti se u serviret i njëjti ushqim për të një pjesë të mirë të të sëmurëve, pavarësisht se çfarë sëmundje kanë, mishi nuk është i freskët (vendi), por importi apo edhe qumështi pluhur me të cilin ushqehen bebet e vogla nuk është i një cilësie të mirë.
PEDIATRIA
Duket se është një nga pavijonet më problematikë përsa i përket ushqimit. Në menunë ditore të përgatitur nga specialistë të Ministrisë së Shëndetësië dhe dietologë, janë 9 dieta specifi ke vetëm për fëmijët, kjo në varësi të sëmundjes që ata kanë. Por një ndër problemet kryesore, është ai se dietat janë përcaktuara për grupmoshën 0-15 vjeç, i cili detajon edhe mënyrën e të ushqyerit të tyre. Kjo duket se është edhe pika më e dobët e kësaj diete, pasi këta grupmosha kanë nevojë për ushqime të ndryshme dhe numër të ndryshëm kalorish. Megjithatë kjo nuk i ka shmangur rastet kur një 15-vjeçari i serviret muhalebi, dhe në vaktet që i shkojnë një fëmije 2-muajsh nuk mungon molla. Kur në të vërtetë nuk duhet të jetë kështu. Muhalebia e 15-vjeçarit duhet të zëvendësohet me një tjetër ushqim, dhe molla që i shkon bebes 2–muajshe, po ashtu mund të zëvendësohet me komposto. Gjithashtu prindërit, por edhe inferemieret e pediatrisë, thonë se edhe qumështi pluhur me të cilin ushqehen me biberon bebet e vogla, lë shumë për të dëshiruar dhe nuk është cilësor.
PROBLEMET ME USHQIMIN
Në shumicën e rasteve ata që ngrejnë zërin për ushqimet e servirura janë mjekët, kryeinfermierët apo edhe shefat e pavijonve, të cilët kanë shkuar deri aty sa të propozojnë edhe ndërprerjen e kontratës me fi rmën aktuale, që ka marrë përsipër guzhinën e QSUT-së. “Supa e djeshme ishte lëng gështenjash, - thotë kryeinfermierja e një prej shërbimeve me të populluara në Qendrën Spitalore Universitare. – Dhe kjo nuk është hera e parë. Unë ia kam paraqitur këtë shqetësim edhe shefit të shërbimit, madje ne po mendojmë seriozisht që t‘i kërkojmë drejtorisë së QSUT-së të mos e rinovojë më kontratën me fi rmën e ushqimit”. – thekson ajo. Ndërkohë që të tjerët janë më të moderuar në ankesat e tyre. “Ushqimi është shumë i mirë, - shprehet një infermiere e 6 –katëshit, - Sikur mishi të mos jetë mish frigoriferi, por mish i freskët nuk do të kishte të sharë”, - shton ajo.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)